Pas pak, ora 20:00, Vllaznia-Teuta në “Loro Boriçi”. Gjykon Olsid Ferataj i kolegjumit të Patosit

Vllaznia-Teuta, është ndeshja e tretë dhe e fundit për ditën e sotme për llogari të javës së 32-të të Abissnet Superiore. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, që ndonëe janë në kahe të kundërta në tabelën e klasifikimit, rezultati vlen shumë.

Një fitore e Vllaznisë forcon pozitat për vendin e dytë të renditjes, aq më tepër kur Dinamo,  rivali direkt për këtë vend, u mund në transfertë nga Skënderbeu, 4-1. Ndërkohë, një fitore e durrsakëve, është një shpresë më shumë në luftën për mbijetese, sidomos tani kur korçarët rivalë në fund të renditjes, morën tre pikë të plota ndaj Dinamos.

Në takimin tjetër të ditës së sotme, Partizani mundi minimalisht Laçin, 1-0, duke shënuar debutimin me fitore në pankinë të trajnerit Skënder Gega.

Takimi i sotëm, Vllaznia-Teuta, do të gjykohet nga arbitri patosarak, Olsid Ferataj duke pasur si ndihmës, fierakët, Ilir Tartari dhe Orges Grabova.

Trupa gjykuese e ndeshjes Vllaznia-Teuta

Arbitër kryesor:Olsid Ferataj(Patos)

Asistent 1:Ilir Tartaraj(Fier)

Asistent 2:Orgest Grabova(Fier)

Arbitër i 4:Kreshnik Barjamaj(Tiranë)

Var:Kreshnik Cjapi(Fier)

Avar:Erjon Bastari(Tiranë)

Delegat:Besnik Çela(Tiranë)

Vëzhgues:Sokol Çekaj(Laç

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu