Saturday, November 23, 2024

Pas pak, ora 20:45, Ishujt Faroe-Shqipëri, skuadrat zyrtarizojnë formacionet e para

Lexo

Shqipëria është gati për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, duelin Ishujt Faroe-Shqipëri, sfidë kjo që nis në orën 20:45 dhe që është e para në historinë e dy kombëtareve përkatëse.

Ndeshja në fjalë luhet për llogari të grupit E të Kualifikueseve të Euro 2024, dhe për kuqezinjtë tanë, pas asaj fitoreje tre ditë më parë nga Moldavisë në “Air Albania”, një fitore tjetër mbrëmjen e sotme ia forcon akoma më shumë pozitat pretenduese për të shkuar në Europian.

Pak minuta më parë, dy trajnerët kundërshtarë kanë zbardhur formacionet që do të zbresin në fushë që nga minuta e parë. Ajo që të bie në sy në formacionin e Shqipërisë ka të bëjë me mosaktivizimin nga minuta e parë e Myrto Uzunit, futbollisti shqiptar më në formë në Europë me klubin e tij. Ndeshja Ishujt Faroe-Shqipëri do të gjykohet nga një treshe qipriote, madje edhe gjyqtari i katërt, si dhe AVAR është nga Qipro, ndërkohë që vetem VAR është nga Greqia

ARBITËR: Çrisovalantis Theuli (Qipro)

ASISTENTË: Mikael Soteriou (Qipro), Pavlos Xheorxhiu (Qipro)

I KATËRT: Menelaos Antoniou (Qipro)

VAR: Axhelos Evanxhelu (Greqi)

AVAR: Dimitris Solomu (Qipro)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img