Partizani dhe Vllaznia do të përballen pas pak, duke nisur nga ora 19:00, në stadiumin “Arena e Demave” në kuadrin e javës së 19-të të Abissnet Superiore.
Në të dy kampet respektive janë deklaruar mungesa titullarësh, por më së shumti ato shfaqen në formacionin kuqeblu, ku teknikut Tomas Brdariç i mungojnë plot dhjetë të tillë. Dy skuadra që vijnë me pretendime të mëdha, fitimin e kampionatit në fund të sezonit. Të kuqtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Elbasanin dhe shkodranët pas fitores kundër Laçit. Ekipet duan fitoren për ti marrë kreun Dinamos, e cila do të luajë nesër me Egnatian.
Njihuni me formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Janjeva, Ismaili, Zeka, Preka, Bintsuka, Buxhelaj, Taipi, Domgjoni, Rrapaj. Trajner: Aleksandër Veselinoviç
Vllaznia: Jukaj, Pusi, Krymi, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Delaj, Bajrami, Mala, Dodaj. Trajner: Tomas Brdariç.
Gjyqtarë: Arbitër kryesor: Ermis Çelaj(Vlorë), Asistent 1:Erind Burgu(Fushë-Krujë), Asistent 2:Endri Mehmetaj(Fier), Arbitër i 4:Daniel Vrapi(Tiranë), Var:Florjan Lata(Durrës)-Avar:Orlando Kuka(Tiranë). Delegat:Eraldi Shera(Shijak)-Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë).
Fatos LAMAJ