Vllaznia-Bylis, takim që nis në orën 17:00 për javën e 6-të të kategorisë Abissnet Superiore, pritet me interesim nga tifozëria shkodrane, e cila pas dy fitoreve radhazi, ndaj Egnatias dhe Teutës është ngrohur shumë nga përformanca e skuadrës së zemrës.
Sa i përket formacionit, trajneri Thomas Brdariç i ka besuar formacionit fitues. I vetmi ndryshim i detyruar është zëvëndësimi i Alivodës së larguar në Emiratet e Bashkuara me Elsit Salen.
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Sala, Qato, Mala, Delaj, Balaj. Trajner: Tomas Brdariç
Nga ana tjetër, trajneri i ballshiotëve, Emanuel Egbo ka fiksuar këtë formacion: BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Gabriel, Abazaj, Papa, Uendel, Përgjoni, Sulovariu, Ruçi, Ualison, Jananov. Trajner: Emanuel Egbo.
Takimi do të gjykohet nga një trupë e tëra tiranese me kryesor Daniel Vrapi duke pasur anësor Mario Shazivari dhe Feliks Kolleshi, si dhe gjyqtar i katërt Erjon Bastari.
Në sistemin VAR do të jetë Albert Doda(Tiranë) dhe AVAR: Klodian Prenga(Laç). Delegat i FSHF-së është Mario Kërtusha(Durrës) dhe Vëzhgues, Sokol Çekaj(Laç).