Monday, September 16, 2024

Pas pak, Vllaznia-Egnatia në “Loro Boriçi”. Publikohen formacionet zyrtare dhe arbitrat e takimit

Lexo

Vllaznia-Egnatia, është njëra nga dy sfidat që luhen sot për llogari të javës së 13-të të kategorisë Superiore. Ndeshja në fjalë fillon në orën 16:30, ndërkohë që sfida tjetër që mbyll javën e 13-të luhet në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit duke filluar nga ora 19:00.

Sa i përket duelit të “Loro Boriçi”, trajnerët përkatës, Mirel Josa i Vllaznisë dhe Shpëtim Duro i Egnatias, kanë dorëzuar formacionet zyrtare, ndërkohë që janë zyrtarizuar edhe arbitrat e kësaj ndeshje.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Hakaj, Shehi, Kruja, Boshnjaku, Jonuzi, Alivoda, Marku, Mala, A.Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Atanda, Malota, Musta, Zejnullai, Mëllugja, Agbekpornu, Fernando, Xhekson, Çamaj. Trajner: Shpëtim Duro

GJYQTARË: F.Lata, I.Tartaraj, F.Lame

VAR: Kreshnik Cjapi; AVAR: Orgest Grabova

DELEGAT: Bujar Pregja

VËZHGUES: Tanush Latifi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img