Pas pak, Vllaznia-Laçi, në “Loro Boriçi. Kuqeblutë për kreun, kurbinasit për mbijetese

Vllaznia dhe Laçi përballen pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në sfidën e javës së 36-të, e cila i gjen dy skuadrat5 në pozita krejt të kundërta. Vllaznia në luftë për të kapur kreun e klasifikimit, që me një humbje të mundshme të Egnatias dhe dhe Laçi për të shpëtuar rënien nga nga Superiorja, ku vetëm fitorja i bën punë kurbinasve që gjithësesi, mbijetesa varet edhe nga rezultatet e ndeshjeve të tjera. Në prag të kësaj sfide, e cila nis në orën 15:30, trajnerët respektivë, Tomas Brdariç dhe Francesco Moriero, kanë zyrtarizua formacionet e para.

Vllaznia: Jukaj; Gurishta, Krymi, Gruda, Balaj, Çoba, Bajrami, Repaj, Mala, Deliu, Qato. Trajner: Tomas Brdariç

Laçi: Dobjani; Lleshi, Tresa, Bibo, Prodani, Shabani, Melo, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian. Trajner: Françesko Moriero

Gjyqtarë: Adrian Beqiraj, Rejdi Zajimi, Xhuljan Rroshi. I katërt, Olsion Yzeiraj. Në VAR: Klodian Shahini, AVAR: Dorjan Maletaj. Delegat i FSHF-së: Besnik Çela(Tiranë) dhe vëzhgues: Gjergji Selala(Laç).

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu