Sipas tribunave përkatëse ato variojnë nga 1000 deri në 15.000 lekë
Shqipërisë do t’i duhet të lërë pas krahëve humbjen 4-1 ndaj Polonisë, teksa tashmë e gjithë vëmendja do të jetë te dueli i ditës së diel, më 5 shtator ndaj Hungarisë.
Pas një periudhe të gjatë dhe një viti pandemik që solli mungesën e lojtarit të 12-të në stadium, tashmë ajo që është pozitive është rikthimi i tifozëve në stadium edhe pse me një numër të limituar për shkak të masave anti covid.
Kombëtarja shqiptare do të ketë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozëve në ndeshjen e së dielës ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”.
FSHF ka dalë me njoftim për biletat në duelin ndaj Hungarisë, që do të luhet në “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 18:00. Për sa i përket çmimve ato variojnë nga 1000 lekë deri në 15000 lekë ku përfshihet zona VIP.
Shitja po bëhet në dyqanin zyrtar të FSHF pranë stadiumit “Arena Kombëtare ”, si dhe në biletarinë e “Elbasan Arena”-s dhe “Selman Stërmasi”.