Laçi-Elbasani 1-1(Shënues: Mjaki 3′,Tsague 59′)
Një përballje italianësh në pankinat respektive ka qënë në ndeshjen e luajtur në Kurbin në mes Laçit dhe Elbasanit. Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Superiores ëhstë mbyllur në barazim 1-1 duke ndarë nga një pikë për secilen skuadër.
Fillimisht ishte Laçi që shënoi me Mjakin në minutën e tretë. Verdheblutë e morën barazimin pas golit të Tsague në minutën e 59-të. Ky i fundit humbi një penallti për Elbasanin në pjesën e parë, që u akordua pas rishikimit me VAR.
Kështu dy trajnerët italianë, Bordin dhe Moriero, ndajnë nga një pikë në atë që rezultoi sfidë me mjaft spektakël. Pas 13 javëve kampionat, Laçi numëron 12 pikë dhe Elbasani 17 pikë.