Me përfundimin e ndeshjeve të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ekipet e kualifikuara kanë mësuar verdiktin e kalendarit të ndeshjeve për turin e dytë të këtij kompeticioni. Kështu, në bazë të formulës së përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit çiftet që do të përballen më 12 nëntor janë këto:
Grupi A
Tirana-Korabi, Laçi- Egnatia, Teuta-Kastrioti, Bylis-Dinamo
Grupi B
Kukësi-Besa, Skënderbeu-Pogradeci, Partizani-Apolonia, Vllaznia-Elbasani
Ashtu siç u veprua edhe për turin e parë, bojkoti i futbollit për një periudhë mbi dy mujore ka detyruar organizmin e futbollit në ngjeshjen e kalendarit të ndeshjeve duke vendosur që edhe për turin e dytë skuadra kualifikuese të përcaktohet me vetem një ndeshje teke.