Sapo kanë përfunduar ndeshjet e javës së 28-të të Kategorisë së Parë. Flamurtari fiton me goleadë 4-0 në transfertë përballë Lushnjës. Vlonjatët ruajnë hapin e kryesuesve të Vorës, që më herët fituan 1-0 përballë Kastriotit. Diferenca mes dy skuadrave vazhdon të jetë 2 pikë në tabelën e klasifikimit.
E mbushur me emocione ka qenë sfida mes Pogradecit dhe Besës, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2. Kavajasit marrin një trepikësh të artë në një fushë të vështirë, falë golit të shënuar nga Nonato. Besa ngjitet në kuotën e 61 pikë dhe mban gjallë shpresat për ngjitjen direkte në elitë, ndërsa Pogradeci mbetet në kuotën e 37 pikëve.
Burreli mund 1-0 Erzenin e vendit të fundit, ndërsa Apolonia mposht 2-1 në shtëpi Valbonën. Mbyllet në barazim 1-1 përballja mes Korabit dhe Kukësit.