Përfundon java e parafundit e Superiores. Tirana drejt rënies nga kategoria, Partizani jashtë ‘Final 4’

Ka përfunduar pak momente më parë java e parafundit e superligës,javë që ka dhënë disa verdike. Në këtë mënyrë risia më e madhe është Tirana skuadër që tashmë e ka marrë rrugën drejt kategorisë së parë dhe Teuta që shpëtoi përfundimisht kjo pasi mposhti bardheblutë brenda në kryeqytet.

Laçi pavarësisht fitores së sotme në shtëpi mbetet i fundit me pikë të barabarta me Tiranën dhe janë dy skuadrat që me 90% të shanseve janë në kategorinë e parë sezonin e ardhshëm.

Skënderbeu me barazimin e sotëm u ngjit në kuotën e 38 pikëve,por i duhen përfundimisht 3 pikë javën e ardhshme ndaj Bylisit në qytetin juglindor për ti thënë lamtumirë edhe play-off-it.

Nga ana tjetër Elbasani barazoi në shtëpi me Vllazninë dhe në këtë mënyrë u ngjit në vendin e katërt me 50 pikë,por për “Final-Four” i duhet barazim ose fitore në sfidën e javës së fundit në kryeqytet ndaj Partizanit për të siguruar katërshen.

NDESHJET dhe REZULTATET:

Egnatia – Skënderbeu 0-0

Laçi – Dinamo 1 – 0  (Cordeiro 77′)

Tirana – Teuta 0 – 1 (Gjoni 80′)

Bylis – Partizani 1 – 0 (Perndreca 67′)

Elbasani – Vllaznia 1 – 1 (Gjoni 73’/ Balaj 48′)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu