Ka përfunduar Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë me etapën e pestë Vlorë-Fier. Çiklistët që garuan në të pesë etapat e këtij turi përshkuan gjithsej 723 kilometra. 25-vjeçari Veljko Stojniç u shpall fitues i këtij edicioni.
Përveç ekipeve shqiptare morën pjesë edhe 12 ekipe të huaja nga Holanda, Danimarka, Anglia, Serbia, Bullgaria dhe shtete të tjera.
Ky tur ka vlerë sportive si pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare për të gjithë pjesëmarrësit vendas e të huaj, të cilët grumbulluan pikë për Lojërat Olimpike Paris 2024.