Bylis-Egnatia 2-2. Barazim qe favorizon kundershtaret e kreut
Bylis-Egnatia 2-2(Përgjoni 51,Mustafa 58/Jahaja 45+2,Adjesa 73)
Bylis:Gurau,Radu,Marku,Përndreca,Peralta,Adeduro,Përgjoni,Sulovari,Malomo,Mustafa,Muktar Trajner:Mirel Josa
Egnatia:Dajsinani,Fangaj,Poçi,Aleksi,Jaime,Kryeziu,Fernando,Selmani,Ruçi,Jahaja,Buriç Trajner:Edlir Tetova
Gjyqtarë:Klodian Prenga(Laç),Ridiger Çokaj(Lezhë),Fatmir Lama(Durrës),Gerard Çokaj(Lezhë) Var:Albert Doda(Tiranë) Avar:Daniel Vrapi(Tiranë) Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Egnatia regjistroi ndalesën e tretë radhazi në Superiore,teksa barazuan 2-2 ndaj skuadrës së Bylis në transfertë në duelin e javës së 21-të.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të kampionëve,pas golit të shënuar nga Jahaja në minutën e dytë shtesë.
Në fraksionin e dytë Bylis u shfaq me fytyrë tjetër dhe përmbysi rezultatin,me golat e mesfushorit Përgjoni në minutën e 51-të dhe sulmuesit Mustafa në minutën e 58-të.
Adjesa barazoi shifrat në minutën e 73-të,por Egnatia nuk ia doli dot të shënoi golin e fitores.
Me këtë barazim Egnatia mbetet në krye me 39 pikë tre më shumë se Vllaznia e vendit të dytë,në krahun tjetër Bylis renditet në vendin e tetë me 19 pikë.
Fatos LAMAJ



