Jeta
Enea Jorgji ka lindur më 15 gusht 1984 në Elbasan dhe është diplomuar pranë Fakultetit Ekonomik në Elbasan në degën e Menaxhimit.
Që prej vitit 2002 është pjesë e Federatës Shqiptare të Fubollit si arbitër aktiv, ndërsa prej vitesh arbitron në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Enea Jorgji gjithashtu ka gjykuar edhe disa ndeshje kualifikuese të UEFA Campions Lige dhe UEFA Europa Lige, si dhe disa finale të Superkupës së Shqipërisë si dhe finale të Kupës së Shqipërisë.
Karriera
Enea Jorgji e filloi karrierën si arbitër në Kategorinë Superiore në vitin 2009. Ndeshja e parë e tij ishte Vllaznia-Bylis e cila përfundoi me rezultatin 0-0.
Që prej vitit 2012 Jorgji është arbitër i FIFA-s ndërsa në vitin 2015 ai u ngjit nga grupi i tretë në grupin e dytë të arbitrave kryesorë.
Ndeshja e tij e parë ndërkombëtare ishte Tuente-Santa Koloma e zhvilluar në vitin 2012, ndersa në vitin 2016 Enea Jorgji gjykoi ndeshjen kualifikuese të UEFA Campions Lige Salzburg-Liepaja.
Vlerësimi
Së fundi, në pragndeshjen Egnatia-Dinamo, e vlefshme për javën e 25-të të Abissnet Superiore, Enea Jorgji kishte ndeshjen e 300-të në karrierën e tij 16-vjeçare si arbitër futbolli, ku nuk ka munguar të shpallet edhe Arbitri më i mirë në Shqipëri.
Moment, të cilin e shfrytëzoi, Shoqata e Arbitrave të Futbollit Shqiptar, me Presidentin e Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, si dhe antarët e kryesisë, Bujar Pregja dhe Kridens Meta, të cilët i dhuruan një fanellë simbolike të personalizuar me shifrën 300-të.
Fatos LAMAJ


