Tuesday, December 2, 2025

Përvjetori i emisionit të famshëm “Nga njëra ndeshje në tjetrën” në Radio Tirana. Kryeredaktori i emisionit, Defrim Methasani, shpreh mirënjohjen secilit prej atyre që ishin dhe janë protagonistët e një emisioni të tillë tradicional

Lexo

- Reklamë -spot_img

2 tetori është një datë që më bën më emocional dhe rikthehem në kohë për të kujtuar të gjithë drejtuesit dhe komentatorët, redaktorët, teknikët dhe kordinatorët, por dhe dëgjuesit e emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën” në Radio Tirana.

Si sot 43 vite më parë, më 2 tetor 1983, gazetari i mirënjohur Ahmet Shqarri, do të realizonte me sukses lidhjet e para nga kryeqyteti dhe rrethet, duke i dhënë jetë një emisioni historik që bëri emrin e tij dhe është edhe sot i vetmi, duke i dhënë jetë një sporti kaq popullor si futbolli.

Pas Shqarrit, emisioni u moderua nga gazetari Piro Ruvina, ndërsa prej afro 15 vitesh risia e këtij programi, është moderimi nga një gazetare femër e cila është Erga Kruja Kenga.

Si Kryeredaktor i këtij emisioni, dua tju them gëzuar këtë përvjetor dhe tju shpreh mirënjohjen secilit prej atyre që ishin dhe janë protagonistët e një emisioni të tillë tradicional në të vetmen radio në Shqipëri.

“Nga njëra ndeshje në tjetrën”, sjell stadiumin në shtëpinë dhe makinën tuaj dhe jep çdo informacion, apo emocion që ndodh në një ndeshje futbolli. Ndonjëherë vështirësitë mund ti zbehin shkëlqimin këtij emisioni, por kurrë vlerën dhe rëndësinë të cilat do të jetojnë, sa jetë të ketë Radio Tirana…!

Defrim METHASANI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img