Ballina Futboll Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë-java e 27-të Abissnet Superiore. Asnjë...

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë-java e 27-të Abissnet Superiore. Asnjë pjesëtar i Vllaznisë në listë

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 27-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, bazuar në paraqitjet e futbollistëve dhe rezultateve të skuadrave në këtë javë.

Formacioni më i mirë është ndërtuar sipas skemës 1-3-4-1-2.

Në portë është përzgjedhur Pano Qirko i Partizanit, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Emiljano Musta (AF Elbasani), David Atanaskoski (Partizani) dhe Arbenit Xhemajli (Egnatia).

Mesfusha përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Fernando Medeiros (Egnatia), Henri Sulovari (Bylis) dhe Xhonatan Lajthia (AF Elbasani).

Në rolin e fantazistit është përzgjedhur Roëan Human (Partizani).

Dy sulmuesit e formacionit më të mirë të javës janë Ahmed Adepoju (Bylis) dhe Alessandro Bolzan (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 27-të është përzgjedhur Oltijon Kërnaja, i cili udhëhoqi Partizanin drejt një fitoreje të rëndësishme ndaj Dinamo City.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu