Bazel dhe Steaua e Bukureshtit do të përballen këtë të enjte në kuadër të raundit të katërt të Europa Ligë.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “St Jakob Park” nis në orën 18:45.
Tashmë UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje.
Grupi do të përbëhet nga pesë arbitra shqiptarë,të cilët braktisin ndeshjet e “Abisnet Superiore” këtë javë për arenën ndërkombëtare.
Kryesori i kësaj sfide do të jetë gjyqtari i mirënjohur i kampionatit shqiptar Juxhin Xhaja. Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo,në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Olsion Yzeiraj.
Nga dhoma e sistemit Var në ndihmë të Xhajës do të vijnë italiani Majkëll Fabri dhe shqiptari tjetër Kreshnik Barjamaj.
Fatos LAMAJ



