Skuadra australiane e water polo është nën vëzhgim nga mjekët pasi pesë vajza kanë rrezultuar pozitive ndaj testit të COVID-19.
Sipas protokollit pesë vajzat janë izoluar ndërsa pjesës tjetër të ekipit i është bërë edhe një test i dytë. Sipas normave të reja lojtaret australiane të ëater polo do të rikthehen që të stërviten me pjesën tjetër të grupit sapo të ndihen mirë.
Shefja e misionit të Australisë në “Paris 2024”, Ana Meares ka siguruar se asnjë rast tjetër nuk ka rrezultuar pozitiv në testet e kryera në orët e fundit.