Wednesday, November 19, 2025

Pesë ndeshje radhazi pa fitore, klubi gjirokastrit gati të shkarkojë trajnerin Besmir Shabani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Situata te Luftëtari është bërë alarmante pas humbjes me Kastriotin. Pesë ndeshje radhazi pa fitore dhe dy humbje njëra pas tjetrës ka vendosur që klubi gjirokastrit të shkarkojë trajnerin Besmir Shabani, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Burime pranë klubit gjirokastrit bëjnë të ditur se drejtuesit ishin të pakënaqur me ecurinë e skuadrës, që nuk ka arritur të rikthehet te rezultatet pozitive pavarësisht përpjekjeve të stafit teknik.

Në kampin bluzi mbizotëron tensioni, ndërsa disa zëra flisnin për mungesë harmonie në dhomat e zhveshjes.

Pas startit premtues të sezonit, Luftëtari ka rënë ndjeshëm në renditje dhe tashmë rrezikon të humbasë kontaktin me objektivat sezonalë.

Në Gjirokastër pritet të shihet se kush do të jetë pasuesi në pankinë i teknikut Besmir Shabani por një gjë është e sigurt, objektivi mbetet mbijetesa në Kategorinë e Parë, një mision që tashmë kërkon vendime të shpejta dhe lëvizje të guximshme nga drejtuesit.

Në klub përflitet se drejtuesit po shqyrtojnë disa alternativa për pankinën, në rast se rezultatet negative vazhdojnë.

Trajneri Shabani ka kërkuar edhe një mundësi të fundit për ta kthyer situatën në favor të tij në ndeshjet e ardhshme.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img