Presidenti Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dekoroi sot kampiopnin e botës në peshëngritje, Briken Calja, si dhe trajnerin e tij, Gerald Toska. Cajla është vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ndërkohë që trajneri i tij Toska me çmimin “Mjeshtër i madh”.
Privilegj dhe kënaqësi e veçantë të nderoja sot sportin e peshëngritjes, që për dekada na ka bërë krenarë, me rezultatet historike dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë Kampionin e Botës dhe të Europës, sportistin e shkëlqyer Briken Calja.
E vlerësova me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, që aq shumë e ka lartësuar me arritjet dhe sukseset e tij, duke u shndërruar me personalitetin triumfues, në burim të fuqishëm frymëzimi për fëmijët dhe sportistët e rinj.
Kontribut të jashtëzakonshëm për sukseset e Brikenit, ka padyshim dhe trajneri i tij personal, Kampioni i Europës dhe fituesi i shumë medaljeve, Gerald Toska, të cilin gjithashtu e çmova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”.
I lumtur, që në këtë ceremoni të ishin sot të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Prof. Dr. Milan V.Mihajloviç, si dhe drejtuesit e sportit tonë.
Peshëngritja shqiptare meriton të mbështetet më tepër, për të mos humbur këto tradita, por për t’i zhvilluar më tepër, që Shqipëria gjithmonë të përfaqësohet denjësisht nga kampionë të tjerë që do ta ngrenë lart flamurin tonë kombëtar.”, shkruhet në postimin zyrtar të kabinetit tëp residences.