Friday, November 22, 2024

Peshëngritje-Maida Lozi, kampione e trefishtë e Europës. 10 medalje në total për kombëtaren e Shqipërisë në Greqi

Lexo

Dhjetë medalje në total në Selanik, Enkilejda Carja medalje argjendi në dygarësh

Të tjera medalje nga peshëngritësit e rinj në Kampionatin Europian të moshave 15 dhe 17 vjeç, që është duke u zhvilluar në Selanik të Greqisë.

Maida Lozi, në peshën deri në 76 kilogram, kjo për moshën deri në 15 vjeç, është Kampione Europe në stilin e shkëputjes, teksa ka ngritur 75 kilogram. Të njëjtën gjë do të bënte dhe në stilin e shtytje, ndërsa do të realizonte 95 kilogram. Dhe me dygarëshin 170 kilogram është Kampione Europe e trefishtë.

Më parë Enkilejda Carja në peshën deri në 64 kilogram ishte Kampione Europe në stilin e shkëputjes, ndërsa do të realizonte 86 kilogram. Më pas në shtytje do të ishte e katërta me 104 kilogram dhe në dygarësh me 190 kilogram në vendin e dytë dhe medalje argjendi e njëkohësisht Nënkampione Europe.

E në këtë mënyrë me 5 medalje të arta, katër të argjendta dhe një medalje bronzi, në total, Shqipëria është e denjë në Kampionatin Europian për moshat 15 dhe 17 vjeç në Selanik. Mbi të gjitha po ecën përpara peshëngritja e vajzave, jo vetëm me Enkilejda Carjen, por tanimë dhe me Maida Lozin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img