Saturday, November 30, 2024

Pikantet e ndeshjes, Vllaznia-Egnatia. 0-4, java e 31-të e Superiores

Lexo

Sfida Vllaznia-Egnatia kishte edhe momentet e saj pikante, të cilat “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.

* Numër minimal tifozësh ndjekin përballjen. Jo më shumë 300- 400 persona kanë qenë të pranishëm.

* Trajneri Sedloski vjen me ndryshime në veshjen e tij në këtë përballje. Ai i ikën veshjes sportive që ka aplikuar në takimet e tjera.

* Kaina kërkon ndihmën e zotit, për të bërë më të mirën në këtë sfidë. Teksa në qendër të fushës pa startuar takimi ulet në gjunjë për t’iu lutur atij lart.

* Tekniku Tetova kërkon qetësi nga të tijtë, për të ulur presionin e Vllaznisë pas 10 minutave të para.

* Shumë tifozë miq të pranishëm në këtë sfidë, të cilët janë vënë re në momentin e shënimit të golit të parë të ekipit të tyre.

* Nuk mungon humori i tifozërisë kuqeblu, pavarësisht golit të pësuar dhe kjo pikërisht për shënuesin e golit, matjanin Donald Mëllugja.

“Kush nuk ban gol tanë jetën, golin e vetëm ja ban Vllaznisë”.

* Reagim i ashpër i stafit dhe tifozërisë ndaj disa vendimeve të gjyqtarit gjatë pjesës së parë të takimit.

* Sedloski luan gjithçka për gjithçka që me startin e pjesës së dytë, ku në vend të kapitenit Gurishta që vuan edhe dëmtimin aktivizon Çobën dhe kthen në të djathtë të mbrojtjes Hoxhën.

* Pavarësisht rezultatit 0-2, tifozëria kuqeblu e grupimit “Vllaznit Ultras”, kanë dhuruar spektakël me fishekzjarrë e thirrje për ekipin.

* Viktor da Silva ka ndjekur dje nga afër takimin mes Vllaznisë e Egnatias dhe pas takimit ka takuar stafin dhe lojtarët kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img