Sunday, September 8, 2024

Pjesë e dytë fatkeqe për Laçin, eliminohet nga moldavët e Petrocub

Lexo

Merr fund edhe Aventura e Laçit në Europë. Bardhezinjtë pësuan një humbje zhgënjyese ndaj moldavëve të Petrocub në “Elbasan Arena” dhe I dhanë fund aventurës në Conference League, duke bërë që tani të mos mbetet asnjë klub i Superiores në Europë.

Pas barazimit pa gola në Moldavi, pritej shumë nga kurbinasit, që bënë një pjesë të marrë mjaft të mirë dhe kaluan në avantazh me anë të Mentor Mazrekajt, që konfirmoi sërish se po kalon një formë të shkëlqyer.

Në fillim të pjesës së dytë kurbinasit patën dy raste flagrante për të mbyllur llogaritë, por Adeleke dhe Malota shpërdoruan, ndërsa më pas skuadra ran ë gjumë, duke u dhënë mundësi moldavëve të shënojnë plot 4 herë deri në fund.

Me rezultatin e përgjithshëm 1-4, Laçi mbyll kështu aventurën europiane në mënyrë të papritur, ndonëse përballë kishte një kundërshtar mëse të kalueshëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img