Thursday, September 19, 2024

Plori: “Kemi një projekt që besoj shumë, presim zyrtarizimin e dy lojtarëve dhe na është bashkuar portieri Mehidri”

Lexo

I ftuar në emisionin “Studio Sport” në RTSH Shkodra, drejtori sportiv i Vllaznisë Elvis Plori, foli për dy miqësoret që kanë zhvilluar kuqeblutë në Medjugorje. Ai u shpreh i kënaqur me barazimin e sotëm 1-1 ndaj NK Posusje, ekip i cili është pjesë e kategorisë së Superligës boshnjake.

Plori theksoi se skuadrës i duhet dhe pak kohë pasi ka pasur ndryshime të mëdha në emra dhe në përformancë, por është optimist për atmosferën në grup:

“Jam i kënaqur me disa pika për miqësoren e sotme. Në pjesën ofensive mund të kishim bërë më mirë, sidomos në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kishte shumë ndryshime për tëstim që të shohim ku jemi më mirë. Kemi djem që duan të japin 100% e tyre, kanë shumë dëshirë dhe grint. Kemi një projekt që besoj shumë dhe ka vend në skuadër për djem që duan të japin shpirtin, dhe ta ndjejnë peshën e fanelës”

Më tej ai shtoi se skuadra ka akoma nevojë për ndërhyrje që të plotësohet dhe priten dy lojtarë të tjerë që të zyrtarizohen javën e ardhshme. Ndërsa për portën, Jurgen Mehidri i është bashkuar skuadrës dhe mungon vetëm firma. 

“Maqeonasi nga Shkupi, Bujari është bërë pjesë zyrtare e Vllaznisë dhe kemi shumë besim te ai, ka fizik dhe karakteristika në lojë. 21-vjeçar që premton shumë për ne. Shpresojmë ta ndihmojnë skuadrën. Dje na është bashkuar dhe do testetohet në testet fizike dhe do shikohet gjendja profesionale që të bashkohet me grupin”

Në ditët në vazhdim, Vllaznia do të ketë stërvitje intensive me dy seanca në ditë dhe miqësoren e radhës e 2 korrik, në mënyrë që performanca në Ligën e Konferencës të jetë sa më dinjitoze.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img