Të shtunën dhe të dielën e kaluar, është luajtur Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave, një javë e cila prodhoi plot 50 gola. 9 prej tyre i takojnë Vllaznisë kampione në fuqi, e cila mundi në transfertë Kinostudion 0-9, fitore që e mban Vllazninë në krye të tabelës së klasifikimit me 30 pikë të plota dhe me një ndeshje më pak.
Krahas ballafaqimit Kinostudio-Vllaznia, të shtunën u luajtën takimet e tjera të kësaj jave, ku Egnatia fitoi në shtëpi ndaj Laçit me rezultatin 7-0, ndërsa Apolonia nuk e pati të vështirë ndaj Teutës, duke triumfuar 9-0.
Ndërkohë që java e 11-të u mbyll të dielën me dy sfidat e fundit, Gramshi – Tirana dhe Lushnja – Partizani. Të kuqet triumfuan në transfertë ndaj Lushnjës me rezultatin 10-1, ndërsa Gramshi regjistroi një fitore bindëse ndaj Tiranës me shifrat 14-0.
Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave:
Gramshi 14-0 Tirana
Lushnja 1-10 Partizani
Egnatia 7-0 Laçi
Teuta 0-9 Apolonia
Kinostudio 0-9 Vllaznia