Ashtu siç Veriu Sport paralajmëroi dy ditë më parë, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka mbërritur një përfaqësi e ekipit të Vllaznisë. Kapiteni Erdenis Gurishta, Ardit Krymi, Arsid Kruja, Mehdi Çoba dhe Ardit Hoxhaj, pas pas pritet t’i bëjnë surprizën e madhe banorit nga Shkodra, Meridian Memçajt, tifozit kuqeblu, por jo vetëm, sepse Meridiani është edhe pjesë e stafit të KF Vllaznia në sektorin e Marketingut.