Sunday, December 7, 2025

Pogradeci fiton derbin e qarkut. Mund në transfertë, Skënderbeun kryesues 1-2

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu-Pogradeci 1-2(Shënues: Saleh Nasr25’/Sodiq Kazeem 48’, Freeman Plus 90’)

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Pogradecit nis me disa gabime nga të dyja skuadrat ku nuk arrijnë dot të gjejnë hapësira në mbrojtjet respektive.

Me kalimin e minutave është Skënderbeu që mer frenat e lojës në dorë,dhe mundohet me zbritjet nga krahët por dhe gjuajtjet nga distanca të rrezikoj portën e Pogradecit.

Tre momente të mira për Skënderbeun me futbollistët Estrela,Gjata dhe Nasr por mbrojtja e Pogradecit dhe portieri Staniç largojnë rrezikun.

Mundësi e artë për Pogradecin i cili në zbritjen e parë të tij godet shtyllën pingule me anë të mbrojtësit Zguro pas krosimit nga krahu i djathtë.

Pas këtyre rasteve do të vinte dhe goli i parë dhe do i takonte Skënderbeut.

Është Vangjeli i cili harkon në zonë dhe aty golashënuesi më i mirë i kampionatit Nasr gjuan saktë duke kaluar në avantazh Skënderbeun.

Pas golit loja bie disi por sërish Skënderbeu mundohet të gjej hapësira për të gjetur golin e dytë dhe Gjata e Nasr nuk tregohen të vëmendshëm për të gjetur kuadratin e portës së Pogradecit.

Minutat e mbetura bëhen mjaftë interesante ku fillimisht Skënderbeu shënjestron portën e Pogradecit me anë të sulmuesit Gjata por topi shkoj përmbi tra.

Më pas Pogradeci hidhet i gjithi në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe e bën një gjë të tillë me anë të Sodiq Kazim i cili përfiton nga një pasiguri e mbrojtjes së Skënderbeut dhe barazon por festa prishet nga flamuri i asistentit Feliks Kolleshi i cili sinjalizon për pozicion jashtë loje, edhe pas rishikimit në sistemin Var vendimi nuk ndryshon duke bërë që goli të anulohet.

Skënderbeu mundohet ta mbyll ndeshjen që në pjesën e parë dhe në fundin e kohës së rregullt është Janaqi që përballë portierit Staniç gjuan në mënyrë të gabuar jashtë duke shpërdoruar një mundësi të pastër për të shënuar golin e dytë.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 në favor të Skënderbeut i cili dominon totalisht pjesën e parë por dhe Pogradeci mundohet të reagoj me zbritjet e shpejta.

Pjesa e dytë nis me tjetër ritëm nga Pogradeci i cili hidhet totalisht në sulm për të ndryshuar rrjedhën e takimit dhe ja arrin në minutën e 48-të.

Sodiq Kazim përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Skënderbeut dhe barazon gjithçka. Pas golit të barazimit loja e të dyja skuadrave bie ndjeshëm për shumë minuta.

Skënderbeu mundohet në minutat e fundit të reagoj dhe është Tajo i futur në pjesën e dytë që gjuan keq. Po ashtu edhe Nasr nuk ka shënjestrën e duhur duke mos arritur të shfrytëzojnë mundësitë e tyre.

Pogradeci ndryshon marsh dhe Kim e Danladi provojnë nga distanca por mungon finalizimi. Në fund të kohës së rregullt akordohen pesë minuta shtesë të cilat do të ishin vendimtare për fatet e takimit.

Të dy ekipet mundohen të gjejnë hapësira në mbrojtje por Skënderbeu nuk e bën një gjë të tillë. Teksa pritej sinjalizimi i gjyqtarit Barjamaj është një aksion i bukur nga e majta ku Zguro hedh një top në hyrje të zonës së Skënderbeut dhe aty sulmuesi Pius lëshon një silurë të pa kapshme për portierin Alia të Skënderbeut që shikon topin të shkoj në rrjetë.

1-2 për Pogradecin në një ndeshje që mendohej se do përfundonte me humbje për atë çfar solli pjesa e parë e ndeshjes.

Skënderbeu pas kësaj humbje ruan vendin e parë në klasifikim ndërsa në krahun tjetër Pogradeci ka tre pikë më shumë dhe konsolidon veten në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img