Berat Gjimshiti u shfaq para pak minutash në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë. Kapiteni kuqezi pranoi se rivalët e radhës janë të një niveli të lartë dhe për kuqezinjtë arritja në finale nuk mund të konsiderohet aspak një mision i lehtë.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti beson se eksperienca e fituar ndër vite do ta ndihmojë skuadrën për të arritur rezultatin pozitiv.
“Besoj se eksperinca nga ndeshjet e fundit do të na ndihmojë. Do të japim makimumin. Vlerëson kundërshtarin dhe do të bëjmë gjithçka çprë të relizuar ëndrrën. Ekipi është gati për këtë rast të madh. Do të fitojë ai që është më i aftë”, tha kapiteni.


