Poloni-Shqipëri, Sylvinho: Shqipëria ime është përmirësuar shumë, ndeshja me Poloninë s’është më rëndësishmja e rrugëtimit tonë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edhe pse pranoi se prej dy muajsh ka humbur gjumin duke menduar për “finalen” e parë me Poloninë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026, Sylvinho tha se këtë duel nuk e konsideron si më të rëndësishmin e karrierës së tij.

Që në fillim të konferencës për shtyp, të zhvilluar të mërkurën pasdite, trajneri Silvinjo ka vlerësuar kundërshtarin dhe trajnerin Urban.

Polonia nuk është një skudër që të le të luash lirshëm në çdo cep të fushës. ka futbollistë që zotërojnë topin, janë të zotë. është një skuadër që është mësuar të luajë në evropianë dhe botërorë. Ndaj Holandës kanë patur ndeshje të mira.  E respektoj trajnerin Jan Urban ka arritur të krijojë një skuadër të mirë si në aspektyin ofensiv edhe difensiv. Muçi dhe Mehmeti do të kenë shansin e tyre.

Silvinjo pranon se kjo me Poloninë është nga ato ndeshje të rëndësishme që mbeten në histori.

Që nga marsi 2023 e deri tani, skuadra jonë është përmirësuar por edhe Polonia është përmirësuar. Gjatë kësaj kohe kemi bërë ndeshje shumë të rëndësishme. Besoj që po, kjo e së enjtes me Poloninë është një nga ato ndeshje shumë të rëndësishme.

Përsa i përket formacionit, Silvinjo nuk tregon shumë detaje por pranon se do të përshtatet me lojtarët që ka.

Duhet të përshtatemi me lojtarët që kemi. Nuk jam nga ata trajnerë që qahen për mungesat por duke u bazuar në karakteristikat e lojtarëve do të krijojmë edhe formacionin

Përsa i përket tifozëve Silvinjo shprehet:

Tifozët janë pjesë e forcës tanë. Jam i kënaqur që do të jenë në stadium. Këto do të jenë 90 minuta të rëndësishme. Duhet përqendrim i lartë dhe të luajmë me sa më pak gabime. Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Por besoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img