Sunday, September 8, 2024

Portier italian te A.F Elbasani, kompletohet skuadra e verdh e bluve – NGA FATMIR POPJA

Lexo

Giuseppe Agostino do të jetë gardiani i portës së verdh e bluve në Kampionatin e Superiores .Prezantimi i tij zyrtar është bërë këtë mesjavë dhe kjo sipas drejtuesve të këtij klubi ishte zgjidhja thuajse perfekte që mund të bëhej.

Portieri 21 vjeçar është një nga talentet e futbollit europian .Ai vjen nga ekipi i Triestes pas huazimit te Genoa.Ky portier është formuat dhe rritur në Akademinë e Futbollit të Genoas duke debutur me shumë sukses në Seria A dhe Seria B me ekipin italian.

Me afrimin e Giuseppe Agostino ekipi i A.F Elbasani thuajse ka mbyllur merkaton dhe është gati për Kampionatin  ku verdh e blutë synojnë të jenë ndër ekipet pretendente . Me  Agostinon në portë, A.F Elbasani garanton siguri në çdo ndeshje .

Ndërkohë mbrojtja do të jetë e përbërë nga tre lojtarë, përkatësisht, me Lulajn dhe Hakajn nga krahët dhe Dros në qendër të saj. Moldavi këtë rol e ka bërë vazhdimisht në skuadrat ku ka luajtur më herët, ndonëse është një mesfushor difensiv.

Sa i përket mesit të fushës, Musta dhe Lajthia zotërojnë krahët, ndërsa Qose me Halilin në qendër të saj.Në sulm verdh e blutë do luajnë me tre lojtarë, Abdiu me Ze Gomesh në krahët e këtij reparti, për të mbështetur Gjonin në majën e sulmit.

Me pak fjalë, deri më tani Elbasani është kujdesur që të afrojë një formacion të plotë në këtë merkato vere, me shpresën se ndërthurja e tyre me skuadrën e vjetër, do të sjellë më shumë rivalitet dhe cilësi në ekipin e drejtuar nga italiani Roberto Bordin.

Nga 11-të prurje të reja gjatë merkatos së verës, vetëm disa prej tyre do të ingranohen në fushë që në fillim, për të bërë ndërthurjen me pjesën tjetër të skuadrës që siguroi suksesin në  edicionin e kaluar.Gjithsesi mund të ketë edhe surpriza të tjera deri në mbylljen e merkatos pasi verdh e blutë do të synojnë  jo vetëm që të jenë pjesë e “Final 4” por  do pretendojnë edhe për t’u shpallur Kampion i Superligës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img