Friday, March 6, 2026

Prag derbi, Dinamo-Partizani. Dy skuadrat kryeqytetase vijnë në duelin e javës së 27-të të Superiores me pikë të barabarta

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo shkon në derbin e rëndësishëm kundër Partizanit, të hënën në mbrëmje, pasi theu serinë pa fitore që vazhdonte që nga dhjetori, ndërkohë që fitorja në Kupë e ka bërë më pozitive atmosferën te blutë. Takimi ka rëndësi të veçantë për fatin e Katërshes Finale.

Dinamo shkon në derbin e së hënës kundër Partizanit në kushtet më të mira të mundshme pasi i ka dhënë fund krizës së rezultateve dhe mungesës së fitoreve në vitin 2026. Dinamo-Partizani është një ndeshje me rëndësi të veçantë pasi mund të vendosë shumë për fatin e katërshes finale që do të luftojë për titullin.

Skuadrat kanë nga 39 pikë, por blutë kanë avantazhin e dy fitoreve direkt kundër të kuqve deri tani dhe do t’u leverdiste edhe barazimi në pikë në renditjen përfundimtare. Mungesa e fitoreve të Dinamos që nga derbi i fazës së dytë, në 23 dhjetor 2025, bëri që Partizani të shkurtonte vazhdimisht distancën deri sa i arriti blutë.

Javën e kaluar, skuadra e Ilir Dajës arriti fitoren e parë të vitit 2026, 2-1 në Vorë, ndërkohë që të mërkurën siguroi edhe gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pas fitores 2-0 me Tiranën, ndoshta një formalitet pas fitores në takimin e parë çerekfinal, që megjithatë vlen për krijimin e atmosferës potizive.

Në të kundërt, Partizani u eliminua pas 120 minutave lojë, i mundur 3-1 në shtëpi nga Elbasani. Përsa i përket formacionit, Daja ka dy lojtar në dyshim, Beqajn dhe Qardakun, ndërkohë që Maliqi e Hoxha janë mungesat tashmë të konfirmuara.

Derbi midis Dinamos e Partizanit do të luhet të hënën në orën 19.00 në Arenën Kombëtare dhe do të transmetohet në RTSH Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img