Sunday, November 24, 2024

Prag derbi, Partizani-Dinamo. Shehi, optimist për fitore: Kemi uri për të bërë më të mirën!

Lexo

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, flet para përballjes së të shtunës me Dinamon

Sfida më e spikatur e javës së 32-të të Kategorisë Superiore është përballja midis Partizanit dhe Dinamos dhe, duke folur në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, trajneri i të kuqve, Orges Shehi, është shprehur optimist për një rezultat pozitiv.

“Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Kemi përballë një kundërshtar që është poshtë nesh në renditje, ka bërë ndeshje të mira, apo ka marrë maksimumin nga ajo që ka dashur të marrë. Eshtë një ndeshje e rëndësishme si të gjitha të tjerat, si ato që kanë kaluar por edhe këto ndeshje që do të vijnë. Do ta presim me mobilizim, me uri për të bërë më të mirën dhe përqëndrim sepse po e shikojmë dita ditës që episodet vendosin ndeshjet”.

“Jemi në një pozicion ku gjendemi 3 pikë larg vendit të dytë dhe 2 pikë diferencë nga ata që janë posht nesh. Në kërkojmë të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Kemi javë që nuk po marrim fitore dhe kjo është më e rëndësishme pa patur aspak presion. Edhe çunave u kam thënë që të mos kërkojnë ti bihet mbi shpatulla përgjejgjësia e madhe, por vetëm të jenë të përgjejshëm për veprimet dhe për djersën e tyre. Të luajnë pa atë presionin, sepse zakonisht kur presioni kalon dozën, atëherë të frenon”.

Gjendja e skuadrës – “Eshtë e njëjta situatë me javën e kaluar. Na mungon vetëm Hadroj, i cili nuk është rikuperuar. Ne edhe në ndeshjen ndaj Egnatias që e aktivizuam e dinim që mund të ndalej disa ditë. Ai dha maksimumin, sakrifikoj kështu që nuk kërkojmë që të bëjmë dëm më të madh duke e patur në lojë, sepse ka një shqetësim që kërkon ditët e veta për të marrë veten”.

“Çfarë më tremb nga Dinamo? Sinqerisht nuk më tremb asgjë nga kundërshtarët. Dua që ekipi të kaloj atë ngërçin psikologjik, sepse kur kalojnë javë që nuk arrijnë të marrin maksimumin, kalon pastaj edhe në lëkundje besimi. Shpresoj që skuadra ime të jetë nesër në fushë me atë autoritet që e karakterizon edhe si individë edhe si grup. Përsa i përket kundërshtarit nuk kam frikë asnjë kundërshtar në qoftë se çunat e mi janë ata që duhet të jenë. E rëndësishme është që në kokën e tyre të mos ketë fare presion, por të japin 100% në çdo moment të lojës”.

Një humbje nesër rrezikon vendin në katërshe – “Në futboll situatat janë dinamike. Një fitore ndoshta na çon në vendin e dytë dhe ndoshta ajo që ju thoni mund të na çoj mbrapa. Unë çdo gjë e lidh me skuadrën dhe skuadra nëse bën më të mirën dhe jam i sigurtë që do bëjë më të mirën panvarësisht çdo lloj pozicioni, kam besim që edhe në “Final 4” do të jenë lojtarët e Partizanit ata që do të ngrejnë trofeun e titullit kampion”.

“Në futboll çdo gjë është relative dhe çdo njeri që bën këtë punë dhe i frikësohet gjithmonë presionit të rezultatit më mirë mos ta bëj këtë punë. Ju përballë keni një njeri i cili në karrierën e vet ka kaluar shumë situata dhe situatat kalohen me përqendrim dhe me besim. Jo me stepje ose frikë, sepse ato mund ti përkasin tjetër njeriu jo mua”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img