Zyrtarisht, luhet në orën 19.45, por atmosfera e derbit Tirana-Partizani ka ditë të tëra që ka nisur në të dy kampet respektive. Më së shumtmi, derbi kryeqytetas ka pushtuar të gjitha shqiptare, madje edhe përtej, ku kanale televizive prestigjoze i kanë kushtuar reportazhe të zgjeruara atmosferës kryeqytetase të kësaj prag ndeshjeje.
Në aspektin moral, më e favorizuar duket Tirana, e cila është në krye të renditjes, përballë një Partizani që po kalon momente jo të mira. Përpos pozitës në tabelë, Tirana është e avantazhuar edhe në drejtim të lojtarëve që ka në dispozicion duke qënë shumë më e kompletuar se Partizani, në radhët e të cilit ka mungesa të rëndësishme.
Pamvarësisht, pozitës në tabelë, apo edhe problematikës që mund të kenë në kampet përkatëse, trajnerët e të dyja skuadrave kanë deklaruar se kërkojnë fitoren tre pikëshe. Ndeshje kjo që bukurinë e ballafaqimit pritet t’ia shtojnë edhe tifozëritë përkatëse, të cilët nuk kanë nguruar të mbushin mbi dy orë përpara ndeshjes shkallët e stadiumit “Aier Albania”.
Për ndehsjen e sotme, që do të startojë në orën 19.45, trajnerët kundërshtarë, Oges Shehi i Tiranës dhe Ilir Daja i Partizanit, i kanë besuar këtyre futbollistëve për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare
Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Ngo
Trajner: O. Shehi
Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Saliu, Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta, Stenio Zhunior, Filipoviç
Trajner: I. Daja
Gjyqtar: Eldorjan Hamiti / VAR: Kridens Meta