Shiroka luan të shtunën derbin verior duke luajtur në transfertë me Veleçikun e Koplikut, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së dytë, grupi A. Në prag të kësaj ndeshje, drejtuesit e KF Shirokës, kanë prezantuar videoanalisti i ri të ekipit, italianin Francesco Festa.
Njoftimi zyrtar i KF Shiroka
Me kënaqësi ju njoftojmë se klubi ynë ka nënshkruar një marrëveshje me Francesco Festa, i cili do të jetë videoanalisti i ri i ekipit tonë dhe do të jetë pjesë e stafit teknik. Francesco vjen pas eksperiencave në klube profesioniste. Duke sjellë profesionalizëm dhe kompetenca të rëndësishme për rritjen e ekipit tonë.
Gjithashtu, kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Match Analysis Academy Italia, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve tona.
Mirë se erdhe Francesco dhe mirëpresim këtë bashkëpunim të ri!
WELCOME Adam Tamer!
Adam është afrimi më i ri i ekipit tonë. Futbollisti egjiptian vjen pas një eksperience të rëndësishme në Itali dhe pritet të japë kontribut të vlefshëm për skuadrën tonë.
I urojmë shumë suksese me fanellën tonë!



