Prag Egnatia-Partizani, gjysmëfinalja e dytë e Abissnet Superiore. Juxhin Xhaja, vendos drejtësi në këtë sfidë. Kreshnik Barjamaj, në VAR

Egnatia dhe Partizani luajn sot në stadiumin “Arena Kombëtare” ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kampionatit, nga e cila do të dal edhe skuadra e cila do të përballet me Vllazninë.

Para ndeshjes, FSHF ka hedhur shortin për të përcaktuar gjyqtarët e sfidës dhe në fund, është përcaktuar që këtë takim do ta drejtoj ndërkombëtari Juxhin Xhaja. Ky i fundit ishte përgjegjësi i Var në ndeshjen e djeshme mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Asistentë të tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo,ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar ndërkombëtari tjetër Florjan Lata.

Përgjegjës i Var për ndeshjen është caktuar Kreshnik Barjamaj, ndërsa bie në sy kthimi rrufe i Enea Jorgjit nga Athina ku ka qenë dje në drejtimin e derbit Aek-Panathinaikos. Gjyqtari elbasanas do të jetë asistent në sallën e sistemit Var për këtë sfidë. Delegat i ndeshjes është caktuar Eraldi Shera ndërsa Vëzhgues Kridens Meta.

Trupa gjykuese e ndeshjes, Egnatia-Partizani

Arbitër kryesor:Juxhin Xhaja

Asistent 1:Arbër Zalla

Asistent 2:Rejdi Avdo

Arbitër i 4:Florjan Lata

Var:Kreshnik Barjamaj

Avar:Enea Jorgji

Delegat:Eraldi Shera

Vëzhgues:Kridens Meta

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu