Friday, February 27, 2026

Prag Elbasani-Bylis, tekniku i verdhebluve Ivan Gvozdenoviç: Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi nevojë për 3 pikët. Luajmë përpara publikut tonë dhe do të bëjmë maksimumin që të marrim maksimumin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Bylisit, që do të luhet nesër në orën 16:30 në “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Tekniku kërkon maksimumin e pikëve nga verdheblutë në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi nevojë për 3 pikët. Luajmë përpara publikut tonë dhe do të bëjmë maksimumin që të marrim maksimumin e pikëve. Jemi shumë të fokusuar te kjo përballje kundër Bylisit. Jemi të përqendruar maksimalisht për këtë takim, nuk ka rëndësi si kanë dalë ndeshjet e mëparshme, jemi të fokusuar të gjithë vetëm te ndeshja e nesërme.

Na pret një ndeshje e fortë dhe shpresojmë që të marrim më të mirën. Jam i kënaqur me performancën e skuadrës deri në këtë pikë të sezonit. Sigurisht ka vend për përmirësim, por jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Elbasanit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img