Ballina Futboll Prag Elbasani-Vora, Gvozdenoviç “harron” humbjen me Vllazninë, kërkon tre pikët për...

Prag Elbasani-Vora, Gvozdenoviç “harron” humbjen me Vllazninë, kërkon tre pikët për verdheblutë

Elbasani është gati për të kthyer faqe dhe për të harruar humbjen e pësuar nga Vllaznia një javë më parë. Ndeshja e radhës në Vorë shikohet si një mundësi e artë nga ana e Gvozdenoviç për të arritur një gjë të tillë.

Në daljen para mediave, trajneri Ivan Gvozdenoviç, pohon se skuadra është gati dhe përgatitjet gjatë javës kanë shkuar mirë, edhe pse vijnë me disa mungesa për arsye dëmtimesh.

“Nuk mendoj se presioni për të marrë fitore në ndeshjen e radhës do të ndikojë negativisht në ekip”, pranoi numri një i stolit verdheblu. Mes të tjerash ai tha se kalendari, i cili takon AF Elbasanin me ekipe, të cilat kërkojnë pikë për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë, nuk e favorizon skuadrën e tij.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu