Lezhjanët, kryesues të tabelës së klasifikimit të Kategorisë së Dytë, Grupi A, ndeshjen e javës së 14-të do ta luajnë në shtëpi duke pritur në stadiumin “Brian Fillipi” Erzenin e Shijakut. Në prag të kësaj sfide, që nis në orën 13:00, drejtuesit e KF Besëlidhja 1930 kanë prezantuar dy blerjet e reja, mesfushorin sulmues Abdul-Rashid Mohammed Misbaëu dhe sulmuesin Abdourahman Jobe.
Njoftimi zyrtar i KF Besëlidhja 1930
Abdul-Rashid Mohammed Misbaëu është afrimi i fundit në merkaton e janarit për klubin tonë. Misbawu luan mesfushor sulmues dhe ka luajtur me klube si Sankara Nationals FC, dhe vjen si një një nga talentet më premtues të futbollit ganez. Në moshën 18-vjeçare ka debutuar në Superligën e Ganës pas 16 golave në 34 ndeshje me moshat dhe grumbullim me Black Satellites U20, duke tërhequr interesin e akademive elitare evropiane si FC Famalicão U19 në Portugali dhe në disa akademive në Angli. #ëelcomeMosbaëu #forcaBesëlidhja
Abdourahman Jobe është afrimi i fundit në merkaton e janarit për klubin tonë. Sulmuesi 20-vjeçar vjen si një përforcim me vlera në skuadër ku krahas titujve kampion me klube është pjesë e Kombëtares u20 dhe i ekipit të parë të Gambisë. #ëelcomeJobe #forcaBesëlidhja



