Thursday, November 21, 2024

Prag Islanda-Reja dhe Berisha: Jemi gati. Do të luajmë për fitore!

Lexo

Shqipëria e drejtuar nga Edoardo Reja do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e parë eliminatore në Kupën e Kombeve, ndaj Islandës në transfertën e Rejkjavikut. Përpara debutimit, trajneri Reja dhe kapiteni Berisha kanë dalë në konferencën zyrtare për mediat, ku kanë theksuar se skuadra ka punuar mirë gjatë këtyre ditëve në stërvitje dhe se janë gati për të dhënë maksimumin dhe luftuar për fitore.

Trajneri Reja u shpreh se në këtë grup nuk ka skuadra favorite dhe Shqipëria do ti luajë shanset e saj për të fituar grupin. “Që nga momenti që kam nisur rrugëtimin tim këtu në ndeshjen me Islandën, kemi pasur një rritje cilësore, por edhe në rezultate. Jemi këtu për të arritur diçka më të mirë. Padyshim që sa më shumë zhvillohesh, aq më e vështirë bëhet për të arritur gjendjen optimale maksimale. Padyshim që të gjitha ekipet që janë në këtë grup si Izraeli si Islanda pretendojnë që të jenë favorite me largimin e Rusisë. Megjithatë kjo e gjitha do tregohet në fushë dhe ne duhet të bëjmë gjënë më të mirë, për të treguar që jemi favorit jo vetëm në mendim, por edhe në fushë. Të gjithë lojtarët që janë të grumbulluar janë fizikisht gati. I gjithë grupi është i gatshëm të jetë në fushë, kemi pasur dhe më para mungesa dhe i kemi zëvendësuar me zgjedhje që rezultuan të suksesshme. Kemi bërë një stërvitje të mirë dhe nga pikëpamja e grupit janë të gjithë mirë. Ajo që mbetet për të provuar është forca që do tregojmë në fushë, për të marrë më të mirën e mundshme nga kjo ndeshje.

Islanda si kundërshtare? “Islanda është një skuadër e fortë, pavarësisht zhvillimeve është një skuadër fizikisht shumë e fortë. Ka kryesore luftën në ajër dhe duhet të jemi të kujdesshëm në çdo detaj, do mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk ka favorit në fushën e lojës duhet të bëjmë më të mirën.”
Mungesat e Brojas, Uzunit dhe Bares? “Unë jam përpjekur të bëj një grup prej 24 a 25 lojtarësh që të jenë në nivel të lartë dhe ia kemi dalë, mund të them që mungesa e këtyre lojtarëve ndjehet, por kemi një grup të mirë që i zëvendëson. Nuk kemi Uzunin nuk kemi Baren, por kemi Abrashin, kemi Asllanin, Bajramin dhe besoj që kemi një grup të mirë që nuk do na bëjnë ta ndjejmë mungesën e këtyre lojtarëve.”

Kapiteni Berisha kërkoi përqendrrim maksimal nga skuadra, që të nisë në mënyrën më të mirë rrugëtimin në Kupën e Kombeve. “Kemi pasur kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që jemi gati të bëjmë një ndeshje të bukur. Kemi treguar futboll të mirë edhe në ndeshjet e kaluara, përfshi këtu edhe miqësoren ndaj Spanjës. Edhe nesër duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, pasi kundërshtari është mirë fizikisht. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të fituar dhe për të shpresuar në një kualifikim në Europian. Islanda këtu në Shqipëri është gjithmonë e rrezikshme. Edhe në ndeshjen e fundit në Izrael ishin duke fituar, pasi kanë cilësi. Megjithatë ne do të shohim rrugën tonë, pasi jemi përgatitur dhe kemi kualitetin e duhur për të fituar. Ne duhet jo vetëm të fitojmë grupin, por edhe të sigurojmë kualifikimin në Europian. Çdo gjë tjetër do të jetë një dështim, pasi i kemi të gjithë mundësitë të luajmë një tjetër Europian. Dy humbjet minimale në Islandë? Shpresoj shumë që të ndryshojmë trendin, pasi e thashë edhe më herët që Islanda është shumë e vështirë këtu në shtëpi. E kujtoj shumë mirë ndeshjen e 2012-ës dhe aty u komplikua rrugëtimi ynë drejt Botërorit. Tani shpresoj të jetë e kundërta dhe të nisim rrugën drejt Europiani”, përfundoi fjalën e tij kapiteni Berisha.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img