Friday, September 20, 2024

Prag java e dytë e “Abissnet Superiore”, duele interesante dhe spektakël. Njihuni me kalendarin dhe grafikun e transmetimit të ndeshjeve në RTSH

Lexo

Shorti ka rezervuar përballje shumë interesante në javën e dytë të kampionatit. “Abissnet Superiore” rikthehet në ekranin e RTSH në datat 25 dhe 26 gusht me 5 takime, që premtojnë rivalitet dhe spektakël.

Pas fitores ndaj Dinamos, Egnatia do të debutojë në shtëpi të dielën e 25 gushtit në orën 17:00. Laçi sfidon kampionët në fuqi të vendit, në një takim që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në RTSH Sport.

Në orën 20:00 në “Loro Boriçi” luhet klasikja e futbollit shqiptar. Pas fitores ndaj Partizanit, shkodranët duan maksimumin e pikëve përballë rivalëve të vjetër. Bardheblutë synojnë fitoren e parë në kampionat në transfertën e Shkodrës. Kryendeshja e javës së dytë do të transmetohet në RTSH Sport, ndërsa në të njëjtin orar në RTSH 2 do të transmetohet përballja Partizani-Skënderbeu.

E hëna sjell dy ndeshje të tjera në ekranin e të gjithë shqiptarëve. Në orën 17:00 do të luhet takimi Bylis-Dinamo City, ndërsa sfida AF Elbasani-Teuta do të mbyllë javën e dytë të kampionatit. Të dyja ndeshjet do të transmetohen në kanalin RTSH Sport.

Para dhe pas ndeshjeve vjen emisioni “Supergol” me analiza, komente dhe intervista me trajnerët dhe lojtarët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img