Monday, September 16, 2024

Prag Liga e Kombeve-Trajneri Silvinjo në konferencë shtypi: Broja i dëmtuar, rikthehet Uzuni!

Lexo

Trajneri i kombëtares, Silvinjo ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve të Nations League.

Silvinjo: Broja i dëmtuar, nuk do jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet e ardhshme

Trajneri i kombëtares Silvinjo nis me një lajm të keq konferencën për shtyp: “Broja nuk është më pjesë e listës, sepse ka pasur një dëmtim në tendinën e Akilit. Në 10-15 ditët e ardhshme ai nuk është i gatshëm për kombëtaren dhe i uroj që të kalojë sa më shpejt këtë problem”.

Silvinjo shpjegon pse nuk janë grumbulluar Muçi dhe Berisha

Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për këto ndeshje të Nations League. Braziliani thekson se Muçi është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, ndonëse nuk është grumbulluar. Ndërsa për mos grumbullimin e portierit Berisha, Silvinjo thotë se lojtari nuk ka gjetur akoma një ekip.

“Muçi është një lojtar shumë i rëndësishëm, por në këto momente nuk mund të grumbulloj shumë lojtarë për të njëjtin pozicion. Ka mbaruar koha e Berishës në kombëtare? Kombëtarja është e hapur për të gjithë lojtarët. Për momentin ai nuk ka një kontratë me një klub, prandaj nuk është grumbulluar”, ka thënë mes të tjerash Silvinjo.

Rikthehet Uzuni në kombëtare, Silvinjo: Asgjë personale

Uzuni ka ardhur te ne si anësor sulmi, ka luajtur në Varshavë, ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë, por ai ka një vit e gjysmë me Granadën si një sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues, e kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre. Seferi e ka marr vendin, ka ardhur Hoxha, është edhe Bajrami. Uzuni është qendër për ne, dhe për këtë arsye nuk u ftua në Europian. Asgjë personale, ajo që ka rëndësi është vetëm fusha.

Personale  asgjë, ajo që ka rëndësi është vetëm fusha, ia them vetes, stafit, presidentit, ka vlerë vetëm fusha. Ne duam që lojtari të shkojë në fushë dhe të bëjë mirë. Personale, nuk ka asgjë, për këtë arsye nuk është Broja dhe është momenti i tij. Ai është lojtar me karakteristike të ndryshme si qendërsulmues, nuk është i madh fizikisht, por është i shpejtë dhe kërkon hapësirë. Ai është ndryshe nga Broja e Manaj, ndoshta një lojtar i ngjashëm i ri është Çuni, por nuk është momenti, është momenti i Uzunit.

Silvinjo: Ukraina, Gjeorgjia dhe Çekia skuadra të forta, nuk bëj eksperimente

“Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm, Ukraina, Gjeorgjia dhe Çekia kanë skuadra të forta, do të jenë ndeshje të forta. Nuk më pëlqen të bëj eksperimente, në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të parë. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër

Silvinjo falënderon Cikalleshin dhe Gjasulën: Kanë shkruar historinë

Silvinjo falenderoi dy futbollistët që i dhanë lamtumirën Kombëtares. Ai u shpreh se si Cikalleshi dhe Gjasula kanë shkruar historinë. Kam një vit e gjysëm këtu, flasim për dy lojtarë që kanë bërë historinë për Shqipërinë. E di që kanë bërë mesazhe në Instagram, kam qenë trajner i të dyve dhe dua të falënderoj Cikalleshin dhe Gjasulën. Edhe në emër të Federatës, të tregoj mirënjohjen për Sokolin dhe Klausin, dy lojarë që kanë dhënë një kontribut të madh në fushë me fanellën kuqezi, gjithmonë me përkushtim, të palodhur në çdo ndeshje. Dua t’i falënderoj për punën dhe zemrën që kanë treguar të dy në mënyrë perfekte për ne”, deklaroi Silvinjo.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img