Prag Lojrat Olimpike “Paris 2024”-Kryebashkiaku shkodran Benet Beci, pret kampionin e Vllaznisë Franko Burraj dhe trajnerin e tij Bruno Rrotani

Ekipi Olimpik TEAM ALBANIA është gati për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 Korrik deri më 11 Gusht 2024, në Paris. Pjesë e delegacionit sportiv shqiptar që përbëhet me 8 sportistë është edhe atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, i cili do të konkurojë në garën e 100 metrave.

Në prag të nisjes drejt Francës, attleti shkodran Franko Burraj dhe trajneri i tij Bruno Rrotani janë pritur në zyrën e tij nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Në prezencen edhe të drejtorit të sporteve pranë Bashkisë Shkodër, Auron Miloti, kreu i Bashkisë Shkodër Beci duke e përgëzuar për rezultatet e arritura në sportin e atletikes, i ka uruar suksese Franko Burrajt, ndërkohë që nuk ka nguruar ta falënderojë për angazhimin dhe përfaqësimin që po i bën qytetit të Shkodrës në eventin më të madh botëror të atletikës.

Krahas shkodranit Franko Burraj, në Lojërat Olimpike, “Paris 2024” do të konkurojnë edhe atletët, Luiza Gega në 3000 m me pengesa, mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev në stilin e lirë për peshat 57 kg, 65 kg dhe 74kg, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25m pistol dhe 10 m Air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu