Monday, November 25, 2024

Prag ndeshja, Vllaznia-Tirana, të shtunën, ora 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç, në konferencë shtypi,objektivi i vetëm fitorja ndaj bardhebluve

Lexo

Kuqeblutë kanë lënë pas humbjen me Kukësin, dhe gjatë të gjithë javës kanë punuar për të marrë më të mirën e mundshme në takimin e së shtunës ndaj Tiranës, sfidë e cila luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45. Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes, në konferencën për shtyp të organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” është paraqitur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

“Është një ndeshje e veçantë, jemi të përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Do të luajmë kundër Tiranës e cila është një skuadër me përvojë, momentalisht janë dhe në vendin e parë në Kategorinë Superiore. Duhet të japim më të mirën tonë që ndeshja të shkojë pozitivisht për ne. Fillimisht duhet të jemi realist, mendoj se mënyra sesi funksionon ekipi im dhe i gjithë klubi duhet të mbajmë rezultatin që të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe jemi të motivuar vetëm për fitore. Që nga dita e parë deri tani jemi duke ndërtuar Vllazninë, dhe kur shoh sesi punojnë lojtarët e mi jam krenar dhe them se do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Në futboll gjërat janë shumë të afërta me njëra-tjetrën, ne humbën në fillim shumë mundësi të mira për të shënuar.”, tha Brdariç, në hapje të konferencës.

Ndërkohë, duke iu rikthyer javës së kaluar, ku Vllaznia u mund nga Kukësi, Brdariç, tha: “Me Kukësin ishte një ndeshje që mund të fitohej dhe nga ne, por do të na shërbejë dhe si mësim për në vazhdim. Tani përqendrimin e kemi tek sfida e nesërme e cila do të jetë e rëndësishme për ne dhe do të kërkojmë që të marrim maksimumin.”

Duke folur për mënyrën e lojës së skuadrës së tij, ai theksoi se “baza e lojës së Vllaznisë është që çdo kush duhet të mbrojë, por ideja jonë e lojës është sesi të shënojmë dhe synimi im në çdo ndeshje është që ekipi të jetë i balancuar.” “Në disa raste të caktuara varion sesi vendosemi taktikisht në fushë, dhe nesër duhet të kontrollojmë emocionet dhe t’i kemi në anën tonë. Të implementojmë atë që dimë të bëjmë taktikisht dhe të jemi të vëmendshëm që çdo gjë të jetë në favorin tonë. Duhet të mbrojmë të gjithë së bashku, kemi punuar edhe për pjesën sesi duhet të bëjmë presing në zona të caktuara.”, vijoi Brdariç.

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje në anën sulmuese, në fizike dhe anë atë mentale, duhet të jemi një ekip nesër që duhet të jemi trima sepse Superiorja është një kampionat i vështirë dhe ta përballojmë në mënyrën më perfekt të mundshme. Gurishta është një lojtar i rëndësishëm për ne, por dikush duhet ta zëvendësojë nesër dhe shpresoj që ai të përkushtohet në mënyrën më të mirë të mundshme që të japë dhe paraqitje sa më të mirë. Duhet të jemi të qartë në atë që duhet të bëjmë, duhet ta shijojmë futbollin.”, shtoi Brdariç, duke konfirmuar edhe rikthimin e mesfushorit Krymi në formacion ndaj Tiranës.

Për teknikun kuqeblu, Vllaznia luan një futboll pak ndryshe nga klubet e tjera të Superiores dhe për këtë thotë se duhet të jenë më ritmik në fushën e lojës, duhet të hedhim topa në zonën e rreptësisë që të realizojnë dhe të fitojmë. “Synimi është që të fitojmë çdo ndeshje dhe normalisht që është një ndihme e madhe për tifozët tanë që do të vijnë për të na mbështetur për të krijuar një atmosferë mjaft të mirë dhe pastaj puna jonë do të jetë në fushë në mënyrë që të jemi të përqendruar maksimalisht aty për të marrë fitoren ndaj Tiranës.”, përfundoi konferencën për shtyp, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img