Wednesday, November 19, 2025

Prag Partizani, Vllaznia gati për sfidën dielës në “Arena e Demave”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kuqeblutë e Vllaznisë e kanë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë periudhën e ndërprerjes dyjavore të kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar, dhe tashmë është gati të rikthehet këtë fundjavë për të luajtur ndeshjet e javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Abissnet Superiore.

Kalendari i vendos kuqeblutë këtë javë të jenë mysafirë në kryeqytet për t’u ndeshur me ekipin e Partizanit. Në pritje të kësaj sfide që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” pasditen e së dielës duke nisur nga ora 16:30, tekniku Edi Martini ka vijuar sistematikisht përgatitjet me grupin kuqeblu, i cili duket se është plotësuar më shumë se asnjëherë tjetër gjatë këtij kampionati me elementin që ka në dispozicion.

Pozitive, për kampin kuqeblu janë rikthimet e të dëmtuarve, Qato e Dros, dhe sidomos sulmuesi Bismark, mungesa e të cilit prej disa javësh është shoqëruar me shumë komente në opinionin sportiv.

Megjithatë, formacionit kuqeblu për këtë ndeshje do t’i mungojë mbrojtësi i krahut të djathtë Erdenis Gurishta, i cili është i skualifikuar për plotësimin e numrit të kartonëve të verdhe.

Mungesë e cila ka disa alternativa për ta zëvendësuar, ku nga sa është parë tekniku Martini duket se e ka gjetur futbollistin që do të luajë nga krahu i djathtë i prapavijës, që pritet ta bëjë publikë një ditë para ndeshjes.

Pas javës së 11-të, tabelën e klasifikimit për kategorinë Superiore e kryeson Vllaznia dhe Elbasani me nga 23 pikë e ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo me nga 19 dhe 18 pikë. Partizani është në vendin e tetë me 12 pikë duke lënë pas Flamurtarin dhe Tiranën me 8 dhe 6 pikë.

Edhe pse pozitat e klasifikimit janë të tilla, me Vllazninë kryesuese dhe Partizanin në zonën e ftohtë, për vete emrin që mbajnë dy ekipet, dueli në fjalë i së dielës Partizani-Vllaznia pritet të jetë si gjithmonë luftarak. Vllaznia, ka treguar jo pak herë që ka ditur të marrë pikët e plota në transfertë me të kuqtë, ndaj edhe këtë fundjavë ka në objektiv një gjë të tillë.

Referuar kalendarit të javës së 12-të, ato nisin që të shtunën me tre çiftet e para:  FK Vora – Teuta,  Egnatia – Bylis  dhe  Dinamo City – AF Elbasani, ndërkohë që të dielën, krahas duelit Partizani-Vllaznia luhet edhe sfida tjetër, Flamurtari-Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img