Mes dëmtimeve dhe nevojës për të ndryshuar, Dragan Stojković prezanton sot një formacion me risi. Numri një i stolit të Serbisë ka vendosur që të rreshtojë të tijët me skemën 3-4-3. Në portë pritet që të aktivizohet portieri i Bournemouth, Đorđe Petrović.
Në mbrojtje Serbia do të luajë me tre lojtarë. Në këtë ndeshje do të mungojë Nikola Milenkovic. Për të zëvendësuar mbrojtësin me eksperiencë Dragan Stojković ka menduar që të aktivizojë Strahinja Eraković përkrah Strahinja Pavlović dhe Miloš Veljković.
Në mesfushën me katër lojtarë Dragan Stojković do të aktivizojë nga krahët Andrija Živković dhe Stefan Mitrović. Në qendër të mesfushës pritet edhe surpriza e madhe ku përkrah lojtarit me eksperiencë Nemanja Maksimović do të debutojë djali i Dejan Stanković, Aleksandar Stanković.
Sa i përket sulmit komisari teknik i Serbisë do të aktivizojë Lazar Samardžić pas dyshes së bombareve të formuar nga Vlahović and Aleksandar Mitrović.



