Prag Shqipëri-Andorra, Armando Broja, pritet ta nis nga minuta e parë. Sonte, ora 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”-Kupa e Botës

Pas humbjes 2-0 në “Uembli” përballë Anglisë në debutimin në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria zbret sërish në fushë mbrëmjen e sotme.

Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën, kundërshtarin e radhës në rrugëtimin drejt Botërorit 2026, sot në mbrëmje në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”.

Shqipëria debuton në shtëpi dhe do të synojë maksimumin e pikëve në sfidën e sotme kundër Andorrës. Kuqezinjtë pritet që të bëjnë disa ndryshime në formacion në ndeshjen e sotme.

Pritet që Silvinjo të hedhë në fushë një skuadër më sulmuese në krahasim me ndeshjen e fundit në Londër, me Brojën, Manajn dhe Muçin, që mund të nisin takimin kundër Andorrës që nga minuta e parë.

Strakosha duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të aktivizohet që nga minuta e parë. Nuk ka ndryshime në mbrojtje, me dyshen Ajeti-Gjimshiti në qendër dhe Balliun dhe Alijin nga krahët. Asllani-Ramadani-Bajrami pritet që të luajnë si titullarë në mesfushë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu