Monday, December 22, 2025

Prag Teuta-Egnatia, tekniku i rrogozhinasve Edlir Tetova: Kjo ndeshje ka specifikat e saj, na duhet të ruajmë pozicionin e parë, kurse Teuta ka etje për pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Para ndeshjes me Teutën, që luhet nesër dhe transmetohet direkt në RTSH, ka folur trajneri durrsak i rrogozhinasve, Edlir Tetova. Ai ka theksuar në konferencë shtypi se sfida në “Niko Dovana” do të jetë e vështirë, sepse Teuta mbrohet shumë mirë.

“Vendi i parë është motivim dhe përgjegjësi. Dozat e përgjegjësisë janë më të mëdha, sepse duhet ruajtur vendi i parë. Objektivi është që të kthehemi nga Durrësi me rezultat pozitiv, por mbi të gjitha të bëjmë një lojë të logjikshme.

Na mungon Xhemajli në këtë ndeshje, i skualifikuar, kurse gjendja e Poçit do të shihet sot, sepse ka qenë dy ditë me temperaturë. Na rikthehen Haime, Jahaja dhe Ruçi, të cilët munguan ndeshjen e kaluar. Teuta ka një ekip të ri, me dëshirë, që krijon volum gjatë gjithë 90-minutëshit. Të krijon vështirësi për të shënuar, sepse mbrohet shumë mirë.

Kjo ndeshje ka specifikat e saj, na duhet të ruajmë pozicionin e parë, kurse Teuta ka etje për pikë. Pres një duel të luftuar dhe me lojë të bukur. Po marrin formë si skuadër, të tre repartet po shfaqin rritje nga ndeshja në ndeshje dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Ne trajnerët gjithmonë kërkojmë performancat më të mira, por përderisa jemi në krye duhet të jem i kujdesshëm në gjykim. Lojtarët tashmë dinë të performojnë, por na duhet shpejtësi në veprim. Ka ndeshje plot deri në javën e 36-të”, – ka theksuar mes të tjerash trajneri Tetova.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img