Saturday, January 31, 2026

Prag Teuta-Vllaznia. Kuqeblutë të karikuar për fitore. Shqetësojnë mungesat e Martinit dhe Gjinit të skualifikuar me kartonë. Zv.Trajneri Borshi e konfirmoi, por Kevin Dodaj, dje dhe sot është stërvitur në Bullgari

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 22-të e Abissnet Superiore, e cila luhet në dy ditët e fundit të kësaj fundjave, e shtunë dhe e dielë, ka në kalendar edhe duelin Teuta-Vllaznia.

Takimi në fjalë është programuar të luhet pasditen e së dielës së 1 shkurtit duke fillur nga ora 16:30, në të njëjtën orë kur do të luhet edhe sfida tjetër Egnatia-Tirana, të vetmet takime këto që janë përcaktuar të luhen të dielën, ndërkohë që tre të tjerat luhen të shtunën.

Në pritje të ballafaqimit me durrsakët, Vllaznia ka vijuar seancat stërvitore për këtë transfertë, e cila konsiderohet mjaft e rëndësishme për kuqeblutë. Fitorja e fundit ndaj Partizanit, e katërta radhazi në kampionat dhe pesë së bashku me atë të Kupës ndaj Pogradecit, ka sjellë entuziazëm dhe optimizëm në kampin shkodran.

Në cilësinë e kryesueses së kampionatit, Vllaznia do të përballet me një Teutë, e cila bëri mirë në fazën e parë, por me shumë luhatje në javët e fundit duke vënë në pikpyetje vazhdimënë në stol të trajnerit Enkelejd Dobi. Është kjo arsyeja që nga skuadra vendase durrsake do të luftohet fort për t’u kthyer tek fitorja, e cila i mungon prej tetë javësh.

Por, ndërkohë, nga ana tjetër edhe Vllaznia do të udhëtojë në Durrës me të njëjtin mission, marrjen e tre pikëve. Një stadium si “Niko Dovana”, ku tekniku Edi Martini ka korrur sukseset më të mëdha si trajner i Teutës me fitimin e tre trofeve, Kupës, Kampionatit dhe Superkupës.

Por, tashmë me një mission tjetër, për të marrë pikët e plota në krye të Vllaznisë, dhe realizimin e objektivit tjetër, fitimin e titullit kampion, prej shumë vitesh të munguar.

Ajo që e shqetëson Martinin në këtë ndeshje është mungesa e mbrojtësit shtatlartë, Elmando Gjini, i cili është i skualifikuar për këtë ndeshje si rezultat i plotësimit të kartonëve të verdhë.

Ndërkohë, mungesë e rëndësishme për kuqeblutë është edhe ajo e teknikut Martini në pankinë, i cili duhet të vuajë dy ndeshjet e ndëshkimit nga Komisioni i Disiplinës, gjithnjë nëse drejtuesit e klubit kuqeblu nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim që sipas rregullores, gjysma e dënimit mund të shlyehet me gjobë financiare.

Sa i talon lajmit më të fundit, rikthimit në gjirin kuqeblu të sulmuesit të talentuar Kevin Dodaj, në konferencën e shtypit të pas ndeshjes me Partizanin, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, konfirmoi se kanë mbyllur marrëveshjen me klubin bullgar CSKA për rikthimin në skuadër të sulmuesit Kevin Dodaj për pjesën e dytë të sezonit 2025-2026.

Megjithatë, edhe pse skuadra e ka pritur në stërvitje në fillimin e javës, të paktën në dy ditët e para stërvitore, të hënën dhe të martën, Dodaj nuk është parë të jetë me grupin kuqeblu gjatë përgatitjeve në Shkodër.

Madje, sipas informacioneve, në këto dy ditë ai ka qënë pjesë e grupit stërvitor të skuadrës bullgare CSKA në Bullgari.

Kjo, nuk do të thotë se nëse marrveshja mes dy klubeve vazhdon të jetë OK, Dodaj mund t’i bashkohet skuadrës në ditët në vazhdim, për të qënë në gatishmëri në prag të sfidës me Teutën, aq më tepër që forma e tij sportive është në nivelin e kërkuar, pasi fazën përgatitore dhe seancat në vazhdim i ka të gjitha me minutazhin e plotë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img