Tre ndeshje ka trajneri Bledi Shkëmi në krye të Teutës së Durrësit duke zëvëndësuar kështu paraardhësin Renato Arapi, i cili u largua për rezultate jo të mira të skuadrës së tij. Barazim 0-0 me Kukësin dhe humbje 4-0 me Tiranën për kampionat, si dhe barazim 0-0 ndaj Luzit 2008 për Kupë, këto janë tre rezultatet e arritura nga tekniku korçar në drejtimin e durrsakëve. Ndërkohë, që fitoren e parë të tij si trajner i Teutës kërkon ta marrë nesër ndaj Vllaznisë në kuadrin e javës së gjashtë të Abissnet Superiore.
Në prononcimin e dhënë në prag të kësaj ndeshje, trajneri i bregdetarve Bledi Shkëmbi, ndërsa vlerëson Vllazninë si një skuadër të përgatitur dhe me lojtarë cilësorë në formacion, deklaron ambicjen dhe objektivin e tij për të marrë fitore tre pikëshe ndaj kuqebluve, e cila do të ishte e para për të në periudhën e rikthimit në krye të Teutës.
Për Shkëmbin, pushimi i ka shërbuer për mirë skuadrës së tyre, pasi kanë pasur mundësi të punojnë mirë, me lojtarët që kanë mbërritur me vonesë.
“Shpresojmë që ditën e ndeshjes të bëjmë po kaq mirë sa kemi bërë dhe në stërvitje. Kemi respekt për Vllazninë, ka lojtarë të mirë, me cilësi, që në ditë të mirë të krijojnë problem. Mendoj se çdo javë do të jetë e vështirë, por ne kemi mënyrën tonë, egon tonë, karakterin tonë për të luajtur, për të bërë më të mirën ndaj çdo kundërshtari”, thotë Shkëmbi.
Sipas tij, skuadra nuk gjendet nën presion prpara kësaj ndeshjeje. “Nuk duhet ta mendojmë dhe nuk duhet të jetë kështu. Ekipi duhet të bëjë më të mirën e mundshme, çdo lojtar duhet të bëjë atë që kërkojmë dhe presioni duhet të jetë pozitiv dhe jo negative. Të na japë një shtysë për të arritur tri pikët dhe jo të na vendosë në presion psikologjik, sepse jemi vetëm në fillim të sezonit”, vijon ai, ndërkohë që shpreson që të kenë edhe pak fat.
“Besoj se është koha për të fituar ndaj Vllaznisë nesër dhe shpresoj që në këtë ndeshje të kemi dhe pak fat, për të shfrytëzuar ato raste që kemi. Në ndeshjet e fundit kemi krijuar, por nuk kemi arritur të shënojmë. Kemi edhe mungesa, por e kam thënë gjithmonë që kam respekt për të gjithë lojtarët që stërviten dhe të shikojnë pozitivisht mundësinë për të luajtur dhe për të qëndruar në njëmbëdhjetëshe”, ka përfunduar njëshi i pankinës durrsake, Bledi Shkëmbi.