Wednesday, November 27, 2024

Prag Tirana-Elbasani. Bardheblutë kërkojnë fitoren e parë pas katër barazimeve radhazi

Lexo

Pas katër barazimesh radhazi, bardheblutë kërkojnë suksesin e parë me Elbasanin

Katër javë, katër barazime për Tiranën. Madje nga ato barazime që kanë ardhur në fund të ndeshjes si në Ballsh, atëherë kur Tirana ishte në avantazh. A është koha  për t’u kthyer tek fitoret? Ja dhe përgjigja e trajnerit të bardhebluve, Bledi Shkëmbi, në konferencë për shtyp:

“Mendojmë dhe shpresojmë shumë që do të fitojmë. Vijmë pas katër barazimeve, do donim të kishim ndonjë pikë më shumë, e meritojmë të kishim më shumnë. Por jemi  para një fakti konkret, duhet të bëjmë më shumë”.

Për të parin e pankinës bardheblu skuadra nuk është në ngërç psikologjik, pavarësisht këtyre rezultateve. Këtë pohon Shkëmbi për mediet sportive.

“Nuk e shikoj skuadrën në ngërç psikologjik, nuk i shikoj lojtarët në një situatë të tillë. Gjithsesi nga ndeshja e fundi, si unë ashtu dhe lojtarët, kemi bërë edhe analizën, nuk jemi të kënaqur”.

Të hënën në stadiumin “Arena Kombëtare” Elbasani. Ja dhe vlerësimi i trajnerit të Tiranës për kundërshtarin që do të ketë përballë.

“Elbasani është një skuadër e fortë, një skuadër e mirë. E kam parë me vëmendje, e kemi analizuar. Është një skuadër për tu vlerësuar”.

Në fund, për Tiranën një shans më shumë rikthimi në kryeqytet.

“Mendoj se ky klub, kjo skuadër meriton të luajë në atë stadium ku do të luajë nesër. Patjetër që ne e shikojmë si shtëpinë tonë”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img